Piloti italian i Ducati, Enea Bastianini, fitoi sot pasdite garën sprint në MotoGP zhvilluar në pistën e Silverstone, e vlefshme për Cmimin e Madh të Anglisë. Një paraqitje e mirë e italianit, që arrin të trimfojë falë një parakalimi në tri xhiro nga fundi.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac, ndërkohë që podiumi kompletohet edhe me spanjollin tjetër Alex Espargaro, me Aprilia. Kryesuesi i botërorit dhe kampioni i botës në fuqi, Francesco Bagnaia, u rrëzua në mesin e garës.
Një triumf i merituar i Bastianini, që bëri një paraqitje të mirë në garë, duke i rrëmbyer fitoren Martin. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Bagnaia ruan kreun, ndërkohë që ensër do të zhvuillohet gara e MotoGp në pistën e Silverstone.