Bastoni: Më shumë frikë kemi nga vetja, duhet të jemi Interi i vërtetë në çdo ndeshje

2 Tetor 2024
8:38
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni foli në zonën mikse, në fund të ndeshjes së fituar ndaj Crvena Zvezda: “Ka besim të madh te të gjithë, skuadra është ndërtuar për këtë. Nuk ka titullarë apo rezerva, këtë mund ta shihni në menaxhimin që bën trajneri ynë. Nuk pësuam gol, ndërsa shënuan Taremi dhe Arnautovici. Nuk kishim dyshime për Mehdi dhe Marko, edhe kur nuk luajnë nga fillimi kemi besim të madh tek ata.

A po fillojmë të shohim renditjen? Kanë mbetur edhe 6 ndeshje në fazën e grupit. Çdo ndeshje është e vështirë dhe tepër e rëndësishme. Sonte jemi të kënaqur me rezultatin, sepse edhe golavarazhi do të ketë shumë rëndësi.

Më pëlqeu skena e Lautaros, duke ia dhënë penalltinë për ta goditur Taremi. Kjo thotë shumë për grupin që jemi. Ka zëra që vijnë nga jashtë dhe duan të na destabilizojnë, por ne jemi të bashkuar.

Në këtë Ligë të re të Kampionëve, golaverazhi do të jetë vendimtare. Kjo është ajo që bëmë sonte.

A mund ta mbajmë ritmin në të dyja drejtimet, Serie A dhe Champions League? Qartësisht, dëshira për të fituar është ende e njëjtë, trajneri po na ndihmon shumë, sepse po na bën të lëvizim përpara. Do të ketë gjithnjë e më shumë futboll të këtij lloji, është e vështirë të luash 70 ndeshje në sezon”.

Në fund, një pyetje disi provokuese:

Skuadra që keni frikë më shumë për titullin? Përgjigja e mbrojtësit zikaltër është diplomatike: “Kemi frikë nga të gjithë, por në fakt unë kam më shumë frikë nga vetja. Duhet të jemi Interi i vërtetë në çdo ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit