Batha frenon entuziazmin, zbulon sekretin e Tiranës dhe të goditjes magjike

21 Shkurt 2020
20:46
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, ka komentuar fitoren e arritur ndaj Kukësit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për Supersport:

“Kukësi ka një skuadër të mirë, por nuk e vumë asnjëherë në diskutim dominimin tonë dhe e kemi merituar fitoren. Goli? Është bukur të shënosh në çdo stadium, por ishte bukur se fituam ndaj një prej rivalëve tanë kryesorë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin”.

“Çfarë ka ndryshuar te Tirana? Duhet të jemi me këmbë në tokë, por nuk kemi bërë asgjë deri tani. Ndeshjet  do të bëhen më të vështira. Ajo që ka ndryshuar është harmonia”.

“Stërvitje ekstra për goditjet standarde? Po, është e vërtetë. Por edhe fati është pjesë e goditjes. Goli i pësuar? Kur pësuam golin më erdhi keq dhe gjatë gjithë kohës i kam thënë vetes se nuk meritonim ta humbnim ndeshjet, por nuk u dorëzuam”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit