Gjithnjë e më pak ka mbetur deri në finalen e Ligës së Evropës, të planifikuar për më 22 maj në “Dublin Arena”. Finalja po afron, por ende nuk dihen dy skuadrat që do të garojnë. Megjithatë, Bayer Leverkusen, rivali i Romës, ka bërë një gafë sociale.
Klubi gjerman, në fakt, kishte publikuar dhe më pas e ka fshirë një link me të gjitha informacionet mbi biletat e finales së Dublinit për tifozët. Një gabim që shumë veta e vunë re, me postimin që u bë “viral”, edhe pse më vonë u fshi. Kjo është fuqia e internetit, gjithçka mbetet edhe pasi e fshin.
Bayer Leverkusen e mundi Romën 2-0 në “Olimpico”, por ka ende gjysmëfinalen e kthimit për t’u luajtur. Ashtu siç mbetet i pasigurt edhe rezultati i gjysmëfinales tjetër ndërmjet Atalantës dhe Marsejës, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.