Bayern-Atletico mund të anulohet, ankth në Gjermani / Gnabry u stërvit sot

20 Tetor 2020
20:53
Eraldo Harlicaj
back button

UEFA në ankth për ndeshjen ndërmjet Bayern Munchen dhe Atletico Madridit. Sfida ndërmjet dy ekipeve mund të anulohet për shkak të rezultateve të fundit të tamponëve në skuadrën gjermane.

Sulmuesi Gnabry u testua pozitiv, por nuk mbaron këtu ankthi për gjermanët. I gjithë ekipi mund të futet në karantinë sipas asaj që shkruan BILD, pasi Gnabry u stërvit paraditën e sotme me skuadrën.

Ai ka patur kontakt me futbollistët e tjerë dhe anëtarë të stafit teknik. Diçka e tillë mund të bëjë që skuadra të futet në karantinë e gjitha duke krijuar dyshime për zhvillimin e ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit