Bayern bëhet gati për goditjen “Musiala 2”, kërkon talentin e Anglisë U-21

29 Mars 2021
20:05
Telesport
back button

Jamal Musiala ishte një nga goditjet më të zgjuara të Bayern Munchen në vitin 2019, teksa siguroi talentin në moshën 16-vjeçare falas nga akademia e Chelseat. Musiala tashmë shihet si një ndër lojtarët më premtues, ku ka zgjedhur të përfaqësojë edhe Kombëtaren gjermane.

Një goditje të ngjashme me Musialan, Bayern po studion ta bëjë përsëri. Drejtuesit e bavarezëve interesohen për Noni Madueke, talenti anglez që aktivizohet për PSV Eindhoven. “Evening Standard” bën me dije se Bayern ka nisur bisedimet me drejtuesit holandezë.

Kartoni i Madueke vlerësohet rreth 20 milionë euro. Sulmuesi ka dalë si lojtar nga ekipet zinxhirë të Tottenham dhe gjithashtu aktivizohet edhe me Anglinë U-21.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit