Bayern Munich është në garë me Barcelona-n për nënshkrimin e Marcus Rashford të Manchester United, sipas Fichajes.net.
Sulmuesi anglez ka qenë në vështirësi kohët e fundit dhe Djajtë e Kuq me sa duket po mendojnë largimin e tij.
Barcelona po e ndjek nga afër situatën teksa po kërkon një zëvendës për Robert Lewandowski-n.
Ndërsa sulmuesi polak ka realizuar në 23 gola nga 22 ndeshje këtë sezon, ai do të mbushë 37 vjeç gushtin e ardhshëm.
Katalanasit po shikojnë kandidatë të shumtë për të zënë vendin e tij, duke përfshirë Viktor Gyokeres dhe Jonathan David.
Gjigantët e La Liga-s me sa duket janë të tunduar joshur nga shansi për të nënshkruar me Marcus Rashford për një shumë të pranueshme.
Megjithatë, Bayern Munich mund të prishë planet e Barcelonës.