Bayern do Mane: tallja e Spartakut të Moskës bëhet virale

9 Qershor 2022
20:00
Denis Hakanaj
back button

Sadio Mane ka qenë një nga protagonistët e sezonit të Liverpool-it. Megjithatë, sulmuesi senegalez duket se është shumë afër largimit nga Të Kuqtë.

Për të interesohet Bayern Munich, duke parë lamtumirën e mundshme të Robert Lewandowski-t, i cili pritet të transferohet te Barcelona gjatë merkatos së verës.

Kontrata e Mane me klubin skadon në vitin 2023 dhe duket se nuk do të rinovohet. Sipas mediave angleze dhe atyre gjermane, dy klubet nuk kanë rënë akoma dakord për çmimin e kartonit të lojtarit.

Bayern, në fakt, duket se ka ofruar rreth 35 milionë euro, një shifëre kjo që përfshin edhe disa bonuse të vështirë për t’u arritur: duket se është folur edhe për një bonus që është i lidhur me fitoren e Topit të Artë nga lojtari për plot tri herë.

Në orët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime një mesazh ironik i Spartak Moskës, që ka vënë në shënjestër pikërisht ofertën e bërë për Sadio Mane.

Klubi rus, nëpërmjet profilit në Twitter, ka publikuar një imazh të një oferte, natyrisht jo të vërtetë, që ka marrë nga Bayern-i për kartonin e Alexander Sobolev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit