Bayern do yllin e Serisë A, kontakton menaxherët e 100 milionëshit

27 Maj 2022
11:20
Denis Hakanaj
back button

Piotr Zielinski mund të largohet nga Napoli në merkaton e verës. Për mesfushorin polak, në fakt, duket se është vënë në lëvizje Bayern Munich.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sporta, klubi bavarez ka kontaktuar menaxherët e lojtarit për të kuptuar nëse operacioni është i realizueshëm.

Po, sepse në rinovimin e kontratës që Piotr nënshkroi me Napoli-n në verën e 2020-ës, përveç një rritje të rrogës (sot fiton 4 milionë euro në sezon) ka edhe një klauzolë 100 milionëshe për prishjen e marrvëeshjes.

Një shumë marramendëse që do të frikësonte çdo klub. Megjithatë, gjithmonë sipas Gazzetta dello Sport, presidenti De Laurentiis është i gatshëm të dëgjojë oferta për çdo lojtar: në rastin e Zielinski-t baza është 40 milionë euro.

Në 42 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet me Napoli-n në këtë sezon, mesfushori 28-vjeçar ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë pesë asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit