“Bayern duhet të gabojë shumë për të humbur kundër Barçës”

9 Gusht 2020
10:58
Denis Hakanaj
back button

Lothar Matthaus është i sigurt: Bayern Munich është favorit për ndeshjen e së premtes kundër Barcelona-s e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Pasi ka parë ndeshjet respektive kundër Napoli-t dhe Chelsea-t, legjenda e Gjermanisë ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ndeshjen mes katalanasve dhe bavarezëve.

“Natyrisht, Barcelona ka cilësitë për të bërë mirë dhe mund të japë më të mirën e saj në një ndeshje të vetme”, ka thënë Matthaus.

“Megjithatë, mendoj se Bayern Munich duhet të bëjë shumë gabime për të humbur kundër kësaj Barcelone”, ka konfirmuar me shumë siguri ish-futbollisti.

“Në një sfidë me eliminim direkt, natyrisht, mund të eliminohesh nëse nuk je në një ditë të mirë. Mund të ndodhin shumë gjëra”.

“Në një sfidë me vajtje dhe ardhje mund t’i korrigjosh gabimet. Kështu që do të duhet bërë kujdes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit