Bayern e Borussia sfidë për holandezin në pronësi të Chelsea, u shpall nënkampion Europe me verdhezinjtë

4 Qershor 2024
12:52
Telesport
back button

E ardhmja e anësorit 22-vjeçar holandez Ian Maatsen është në dilemë. Maatsen nënshkroi një kontratë të re me Chelsea verën e kaluar deri në vitin 2026, përpara se t’i bashkohej Dortmund-it si i huazuar në janar.

Borussia Dortmund është në bisedime me londinezët për nënshkrimin e përhershëm të mbrojtësit Ian Maatsen. Kontrata e tij me Chelsea përmban një klauzolë lirimi prej 35 milionë stërlinash, por Dortmund dëshiron të negociojë për çmimin.

Ndërkohë, për lojtarin e shpallur nënkampion Europe pak ditë më parë, është interesuar edhe Bayern Munich, që po monitoron situatën. Është trajneri Vincent Kompany ai që ia ka sugjeruar lojtarin drejtuesve të klubit.

Kompany e ka patur Maatsen në ekip kur drejtonte Burnley në Championship dhe e njeh mirë lojën e tij, ndaj dëshiron ta sjellë në Munich. Nga ana tjetër, bavarezët presin një prgjigje nga Alphonso Davies, që mund të largohet, duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit