Bayern e injoroi, Real fton legjendën e bavarezëve për gjysmëfinalen e sotme

8 Maj 2024
17:22
Denis Hakanaj
back button

Oliver Kahn është një legjendë e Bayern Munich. Ish-portieri ka luajtur për plot 14 sezone me klubin bavarez, por aktualisht marrëdhëniet mes palëve nuk janë të mirë.

Këtë e tregon një lajm: siç ka bërë të ditur Sport Bild, mbrëmjen e sotme do të jetë në Santiago Bernabeu për të ndjekur gjysmëfinalen e kthimit mes ekipit të Tuchel dhe Real Madrid, por i ftuar nga Florentino Perez.

Kur presidenti i Real-it ka zbuluar se Khn është “injoruar” nga Bayern-i, ka dashur të bëjë një gjest të bukur: ka vendosur ta ftojë dhe t’i tregojë punimet e ristrukturimit të stadiumit të ri, përveçse ndeshjen. Një ftesë që është pritur me kenaqësi nga 54-vjeçari.

Prishja e marrëdhënieve mes Kahn dhe Bayern-it ka ndodhur një vit më parë, kur klubi ka vendosur ta shkarkojë nga roli i drejtorit të përgjithshëm pak orë pas fitores së titullit të radhës kombëtar.

Një frakturë që koha nuk e ka shëruar dhe marrëdhëniet më të tensionuara janë me Uli Hoeness. Pas largimit të tij, Kahn ka shkelur në Allianz Arena vetëm një herë, me rastin e varrimit të Franz Beckenbauer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit