Bayern e konsideron të paprekshëm, i rinovon kontratën deri në 2027-ën yllit të skuadrës

16 Mars 2023
9:22
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Mynih synon t’i rinovojë kontratën mesfushorit kanadez Alphonso Ddavies. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me bavarezët, por klubi dëshiron t’ia shtyjë atë edhe me dy sezone të tjera.

Lajmin e konfirmon e përditshmja gjermane “Kicker”, që sqaron se klubi ka mbetur shumë i kënaqur nga lojtari, ndaj dhe dëshiron ta mbajë për një kohë të gjatë. Davies ka ardhur te Bayern Mynih në vitin 2019 dhe në 101 ndeshje ka realizuar 6 gola.

Kanadezi është një nga titullarët e skuadrës së Bayern, një nga të paprekshmit në sezonet e fundit, duke u dalluar për lojën e tij. Ky rinovim i kontratës kaq herët bëhet për të larguar çdo hije dyshimi për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit