Bayern fiton garën me Chelsea, sjell në Bundesliga yllin e Premier League

22 Qershor 2024
17:16
Telesport
back button

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me Crystal Palace për të nënshkruar me anësorin Michael Olise. Lajmi është konfirmuar sot nga “Sky Germany”.

Gjigantët e Bundesliga do të paguajnë 60 milionë euro (kishte kontratë deri në vitin 2027 me Palace), duke përfshirë premio, për ta sjellë 22-vjeçarin në “Allianz Arena”. I lindur në Angli, Olse ka përfaqësuar Francën me ekipet e moshave.

Për lojtarin ishin interesuar disa skuadra në Premier League, si Chelsea dhe Newcastle, por duket se bavarezët u treguan më të shpejtë, duke mbyllur marrëveshjen.

Edhe pse Chelsea i ofroi lojtarit një paketë financiare më konkurruese, duket se vetë lojtari donte të transferohej te Bayern. Ai tani pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029 me skuadrën e Vincent Kompany.

Pasi iu bashkua Palace në vitin 2021, Olise shënoi 10 gola dhe siguroi gjashtë asistime në 19 paraqitje sezonin e kaluar, pavarësisht nga një sezon i goditur kryesisht nga dëmtimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit