Bayern fiton “miqësoren” me Tottenham, Olympiacos triumfon në derbin e Ballkanit

11 Dhjetor 2019
22:51
back button

Bayern Munich ka mposhtur 3-1 ndaj Tottenham në Allianz Arena në një ndeshje ku ishte vendosur gjithçka përpara se të niste. Dy skuadrat e kishin siguruar kualifikimin, por bavarezët kishin mjaftueshëm pikë për të ruajtur kreun e grupit kështu që kjo sfidë ishte sa për formalitet.

Megjithatë, duke ditur shumën 1.5 milionë euro që merr një skuadër për fitoren, dy gjigantët e Europës kishin për çfarë të luanin dhe ishte Bayern që ka marrë shumën e lartpërmendur.

Coman ka kaluar në avantazh vendasit përpara se Sessegnon të barazonte me një predhë nga brenda zonës. Francezi i Bayern ka pësuar një tjetër dëmtim pasi ka kapur keq gjurin në minutën e 27’. Ai është zëvendësuar nga Thomas Muller që ka shënuar pak përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit ishte Coutinho ai që vulosi fitoren me një gol të bukur nga jashtë zonës.

Në ndeshjen tjetër olympiacos ka mposhtur 1-0 Crvena zvezda-n duke u ngjitur në vend të tretë të grupit B. Grekët më në fund kanë marrë një fitore në Champions dhe kanë siguruar një vend në Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit