Bayern i befason të gjithë, 100 milionë euro për dy lojtarët e Chelsea-s

14 Korrik 2025
8:28
Telesport
back button

Bayern Munich nuk ka bërë ende asnjë goditje në merkato deri tani, por mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez ka vendosur të përforcohet me dy lojtarë të Chelsea-s, Christopher Nkunku dhe Malo Gusto.

Nkunku, është një njohës i mirë i Bundesligës, pasi për 4 sezone shkëlqeu te Lepzig, para se të transferohej te Chelsea në vitin 2023 për 80 milionë euro. Në sezonin e fundit, Nkunku shënoi vetëm 15 gola në 4 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Duke mos qenë një titullar i rregullt te “Blutë”, Nkunku është i hapur për një rikthim në Bundesligë dhe nuk mund t’i thotë dot “jo” një ekipi si Bayern.

Ndërsa Malo Gusto, është një mbrojtës i ri i djathtë, i cili ka befasuar me cilësinë e tij mbrojtëse dhe aftësinë për të dalë në sulm. Bayern i sheh këta dy futbollistë si një mundësi për të rritur cilësinë e ekipit në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Qëllimi është të rigjallërohet dhe forcohet skuadra me lojtarë që mund të përshtaten shpejt me stilin e tyre të lojës.

Sipas raportimeve të ndryshme, Bayern thuhet se është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për dy lojtarët në fjalë. Në anën tjetër, Chelsea e tejmbushur sidomos me sulmues, po shqyrton me kujdes propozimin e ardhur nga klubi bavarez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit