Jamal Musiala do të rinovojë! Askush nuk ka dyshime në Gjermani për kontratën e re të yllit gjerman në Mynih, aty ku ai do të bëhet një nga figurat kryesore të skuadrës.
Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në vitin 2026. “Bild” raporton se Bayern i ka ofruar një kontratë të re, e vlefshme deri më 1 korrik 2029.
Manchester City dhe Real Madrid shfaqën interes për Musialën gjatë verës së kaluar dhe ai u tundua jo pak herë për të ndryshuar kampionat.
21-vjeçari do të jetë lojtari më i paguar te Bayern, me pagë 25 milionë euro në sezon (bruto). Pra, paga e tij neto do të jetë rreth 12 mln euro.
Edhe agjenti i tij do të shpërblehet për këtë kontratë të re. Ai do të marrë një komision të majmë nga Bayern. Pas Musialës, radhën për firmë e ka Joshua Kimmich.