Bayern i jep ultimatum yllit të skuadrës: Prano ofertën tonë ose merr një vendim për të ardhmen

25 Mars 2024
10:28
Telesport
back button

Bayern Munich vendos ultimatumin. Klubi gjerman, i lodhur nga zemërimi i vazhdueshëm i lojtarëve të tij, mësohet se i ka dhënë mbrojtësit kanadez Alphonso Davies një javë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, bavarezët duan të dinë nëse mbrojtësi kanadez do ta pranojë ose jo ofertën e rinovimit deri në vitin 2029, me një pagë prej 14 milionë euro në vit.

Max Eberl foli për këtë temë duke thënë: “Negociatat kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ndaluan. Ne po punojmë. Real Madrid nuk na ka kontaktuar”.

Le të themi se i dhamë Alphonso një ofertë shumë konkrete, që tregon gjithë mirënjohjen tonë. Në një moment të caktuar të jetës duhet të thuash po ose jo”, tha drejtuesi i ekipit bavarez.

Davies, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025, ka kërkuar 20 milionë në sezon, falë interesimit të skuadrës spanjolle. Nëse ai nuk pranon ofertën e re të Bayern, do të jetë ndër të larguarit verën e ardhshme. Çmimi i tij është vendosur në rreth 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit