Bayern ka 4 portierë, por asnjëri nuk e bind për sezonin e ri! Hedh rrjetat në Premier League

31 Mars 2025
15:10
Telesport
back button

Bayern aktualisht ka 4 portierë, por asnjëri nuk konsiderohet titullar absolut për sezonin e ri. Ata janë Manuel Neuer, Sven Ulreich, Jonas Urbig dhe Daniel Peretz.

Ndërkohë, Alexander Nübel është i huazuar te Stuttgart deri në vitin 2026. Kush do të jetë titullari? Deri tani, këtë nuk e di as vetë trajneri Vincent Kompany.

Ulreich pritet të rinovojë edhe me një vit, ndërkohë Peretz do të shitet. Synimi i ri i klubit bavarez është portieri Bart Verbruggen. 22-vjecari i Brighton & Hove Albion ka tre vite që luan në nivele të larta dhe ka tërhequr vëmendjen e Bayern.

Kontrata e tij aktuale me klubin anglez skadon në verën e vitit 2028. Bayern po e monitoron zhvillimin e tij dhe pritet të bëjë një ofertë në korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit