“Bayern ka bërë goditje të madhe! Ai mund të bëhet më i miri në botë, nëse ka ego”

15 Shkurt 2025
20:51
Telesport
back button

Ish-futbollisti i Bayern, Owen Hargreaves, mendon se blerja e Michael Olise ka qenë vendimi i duhur nga Bayern në merkaton e verës. Sipas tij, francezi mund të bëhet një nga më të mirët.

“Nëse shfaq egon e duhur, ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë. Po luan për herë të parë në Champions League dhe po shkëlqen, edhe pse deri verën e kaluar ishte te Crystal Palace”.

“Në Premier League ishte super, por kjo është gjë tjetër dhe tregon se është lojtar klasi, sepse ka bërë kapërcim të madh”.

“Ka një qetësi të paparë kur i afrohet portës. Kjo është gjë unike dhe mendoj se ai përshtatet shkëlqyeshëm me skuadrën që ka Bayern sot”, ka deklaruar 44-vjecari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit