Skuadra e Bayern Muncih është shumë pranë rinovimit të kontratës së mesfushorit Joshua Kimmich. I mbërritur në Bavari në vitin 2015, mesfushori gjerman është kthyer në një element të rëndësishëm të skuadrës.
Falë paraqitjeve të tij, me të cilat spikati duke tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave “big” në Europë, Kimmish është kthyer në idhull të tifozerisë. Ndaj dhe klubi kërkon t’ia shpërblejë me një kontratë të re.
Kontrata aktuale skadon qershorin e ardhshëm, ndaj dhe klubi po nxiton të mbyllë marrëveshjen e re. Përveçse do t’i ofrojë një kontratë të re, Bayern kërkon t’i japë Kimmich edhe shiritin e kapitenit.
Ai ka luajtur deri më tani në 399 ndeshje zyrtare për këtë klub, duke realizuar edhe 42 gola. Ky është sezoni i 10-të i Kimmich për fanellën e Bayern, një lojtar që gjithnjë ka qenë vendimtar në këtë klub.