Bayern kërkon t’i bëjë një “dhuratë” trajnerit, pranë nënshkrimit me talentin holandez

12 Korrik 2024
7:30
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Munich synon të sjellë sulmuesin holandezx Xavi Simons, që sezonin e fundit luajti në Bundesliga me ekipin e Leipzig, i huazuar. Bavarezët synojnë ta mbyllin këtë transferim këtë verë.

Lojtari është nën kontratë deri në vitin 2027 me PSG, por duket se lojtari nuk hyn në planet e trajnerit Luis Enrique. Për pasojë, pritet që Simons të luajë sërish i huazuar diku tjetër apo të shitet.

Kostoja e lojtarit 21-vjeçar, që mbrëmë realizoi një gol mahnitës kundër Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2024, është rreth 70 milionë euro. Sipas “Sky Sports”, edhe trajneri Vincent Kompany është dakord me këtë transferim.

Për këtë arsye, drejtuesi i Bayern, Max Eberl, po bën gjithçka për të nënshkruar me të edhe pse ka një kosto të lartë. Trajneri Vincent Kompany beson se ai ka potencialin për t’u bërë një lojtar shumë kreativ midis linjave

Xavi Simons mund të luajë pas Musialës dhe përballë Palhinhas, duke e bërë repartin e avancuar të ekipit bavarez shumë të fortë. Gjithsesi, ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë transferim, por te Bayern duan t’i mbyllin sa më shpejt bisedimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit