Bayern me objektiv surprizë, ndjek nga afër talentin nga Gjeorgjia

4 Prill 2021
14:26
Telesport
back button

Bayern Munchen po punon shumë me talentet dhe prej kohësh kërkon emra të rinj që të rriten në klub. Shembulli ideal është Joshua Kimmich, i cili është blerë për më pak se 7 milionë euro. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Alphonso Davies, i cili u mor nga Vancouver.

Objektivi i radhës për drejtuesit bavarezë është një gjeorgjian, i cili këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Rubin Kazan në Premier Ligën ruse. Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia. Djaloshi është vetëm 20 vjeç dhe këtë sezon ka qenë fantastik.

Në 21 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 8 asist. Kvaratskhelia luan në të dyja krahët e sulmit, por më shumë preferon krahun e majtë. Kartoni i tij vlerësohet rreth 10-15 milionë euro. Në verë Bayern pritet të bëjë edhe një ofertë konkrete për Rubin Kazan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit