Bayern merr fitoren e radhës, 19-vjeçari shkruan historinë (Pamjet)

12 Nëntor 2022
20:27
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka marrë fitoren e dhjetë në kampionat dhe të gjashtën radhazi në Bundesliga, pasi ka mundur 2-0 në transfertë Schalke-n në javën e 15-të.

Një gol i Gnabry në minutën e 38-të dhe një nga Choupo-Moting në të 52-ën i kanë siguruar bavarezëve 3 pikët. Protagonisti tjetër i ndeshjes ka qenë Musiala, autori i dy asisteve.

GOLI I GNABRY – VIDEO

Asnjë lojtar gjerman në pesë kampionatet kryesore të Europës nuk ka qenë i përfshirë në kaq shumë gola në të gjitha kompeticionet sa Musiala (20) dhe Serge Gnabry (19).

Në moshën 19 vjeç e 259 ditë, Jama Musiala është lojtari më i ri që ka grumbulluar 100 ndeshje për Bayern Munich në të gjitha kompeticionet që nga themelimi i Bundesliga-s.

GOLI I CHOUPO-MOTING – VIDEO

Falë fitores së arritur sot, skuadra e Julian Nagelsmann kryeson kampionatin me 34 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësja më e afërt Leipzig dhe shtatë më shumë se dyshja surprizë Union Berlin dhe Freiburg, por këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit