Bayern merr lajmin e madh, sulmuesi i rikthehet stërvitjes 2 muaj nga operacioni

1 Shkurt 2023
13:16
Telesport
back button

Një lajm që vjen nga infermieria ka gëzuar pa masë trajnerin dhe tifozët e skuadrës së Bayern Mynih. Sulmuesi Sadio Mane duket se ka rikuperuar 100% dëmtimin e pësuar disa muaj më parë dhe është gati të rikthehet në fushë.

Klubi bavarez, përmes një postimi në rrjetet sociale, konfirmon se senegalezi ka nisur të stërvitet me topin dhe shumë shpejt do t’i bashkohet grupit. 30-vjeçari, që verën e kaluar erdhi te Bayern pas largimit nga Liverpool, u dëmtua para botërorit, duke mos luajtur dot me kombëtaren në Katar 2022.

Mane vijon ende të stërvitet veçmas grupit në qendrën stërvitore të Bayern, dy muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale. Lojtari po stërvitet me topin dhe objektivi është që ai të rikuperojë për ndeshjet e Champions League, ndaj PSG (në mesin e shkurtit).

Këtë sezon, Mane ka luajtur në 23 ndeshje për bavarezët (kampionat, Kupë dhe Champions), duke realizuar 11 gola në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit