Bayern Munich nuk heq dorë nga mesfushori portugez Joao Palhinha, për të cilin ka një vit që interesohet. Bavarezët provuan dy herë ta sjellin lojtarin në Bundesliga, verën e kaluar dhe në janar, por asnjëherë kjo marrëveshje nuk u finalizua.
Palhinha, 28 vjec, luan në Premier League me ekipin e Fulham, ku sezonin e fundit eralizoi 4 gola në 39 ndeshje ku u aktivizua. Ndaj, drejtuesit e Bayern do të provojnë ta mbyllin këtë herë marrëveshjen në seancën e ardhshme të merkatos.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports De”, një ofertë përfundimtare nga Bayern Munich për Fulhamin prej 40 milionë eurosh ka mbërritur zyrtarisht. Madje klubi gjerman ka një marrëveshje verbale me lojtarin dhe pret përgjigje nga klubi anglez.