Bayern Munich bie pas 41 ndeshjesh radhazi në grupet e Champions. Kompany: “Historia ndryshon, por mos u merakosni. Rastet e humbura…”

3 Tetor 2024
0:19
Telesport
back button

Bayern Munichu ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Aston Villa në kuadër të ndeshjes se dyte në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze e befasoi gjigantin gjerman kur shënoi në minutën e 22-të me anë të Pau Torres, por që këta të fundit i shpëtoi VAR-i për ta anuluar golin në pozicion jashtë loje.

Michael Olise krijoi rastin e parë serioz për Bayernin në minutën e 39-të, mirëpo Emiliano Martinez bëri pritje fantastike. Pjesa e dytë ishte edhe më e varfër për nga numri i rasteve, me dy skuadrat që nuk arritën të tregonin shumë, por që vendasit në fund shënuan golin e fitores.

Ishte Jhon Duran, ai që realizoi për 1-0, kur u asistua prej Pau Torres në minutën e 79-të. Kjo humbje e lë Bayern Munichun me vetëm tri pikë, ndërsa në rrethin e tretë përballen me Barcelonën.

GOLI I DURAN – VIDEO

Aston Villa i jep fund serisë 7 vjeçare të Bayern Munichut për të mos humbur një ndeshje para fazës eliminatore. (37 fitore, 4 barazime dhe tani 1 humbje).

Trajneri Kompany foli per humbjen në fazën e grupit/ligës për herë të parë në 7 vjet: “Kur bëhet fjalë për të fituar ose humbur, nuk keni nevojë për kontekstin e kaq shumë viteve. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ne kishim shanse të mëdha dhe nuk i dhamë asnjë moment shans vendasve por sapo ia dhame, në atë moment Villa shënoi një gol, jam i bindur se ne jemi një skuadër që do të shënojmë gola pafund por historia e kesaj ndeshje ishte kjo”.

“Është një humbje e hidhur, por Liga e Kampionëve nuk u vendos sot. Duhet të vazhdojmë dhe t’i rikthehemi fitoreve. Leverkusen dhe Villa janë dy skuadra që unë i vlerësoj jashtëzakonisht shumë.

Ne pesuam shumë pak raste kundër tyre. Ajo që zakonisht e bëjmë kaq mirë, që është të shënojmë gola, për disa arsye ose një tjetër – ka qenë jashte, në shtyllë. Me skuadrën që kemi, nuk do ta shihja kurrë këtë si një trend”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit