Bayern Munich do talentin e Chelsea-t po nuk firmosi me Tah!

10 Qershor 2024
21:44
Telesport
back button

Bayern Munich është në kërkim të mbrojtësve të rinj. Jo se nuk ka blerë asnjë në vitet e fundit, duke pasur parasysh 50 milionë eurot e shpenzuara vetëm një vit më parë për Kim, të marre nga Napoli dhe 67 milionë eurot e paguara në arkën e Juventusit për De Ligt verën e kaluar, por klubi bavarez është ende i pakënaqur me performancën mbrojtëse të ekipit dhe dëshiron të forcojë skuadrën me një tjetër qendërmbrojtës të fortë.

Në krye të listës së menaxhmentit është Jonathan Tah i Bayer Leverkusen, por duke pasur parasysh vështirësitë në përfundimin e operacionit, Bayern Munich tani do të fillonte të eksploronte rrugë të tjera. Një nga këto, siç ndodhi janarin e kaluar me Eric Dier, të çon në Angli, në Premier League dhe më saktë në Chelsea.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Deutschland, alternativa e parë e Tah është Levi Colwill, 21 vjeç, një talent i bluve që në sezonin e fundit arriti të fitonte gjithnjë e më shumë hapësira nën drejtimin e Mauricio Pochettino.

I pëlqen sepse është mëngjarash, një karakteristikë e rëndësishme sipas kërkesave të Vincent Kompany dhe prej disa kohësh është në listën gjermane. Nëse Tah nuk është mbrojtësi i ri i Bayernit, sulmi ndaj Colwill është gati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit