Bayern Munich po interesohet për sulmuesin e Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Williams, 21 vjeç, e rinovoi kontratën vetëm në fillim të këtij viti deri në vitin 2027. Por klauzola e tij e blerjes ka mbetur 50 milionë euro.
Sipas Relevo, Bayern tani ka shprehur interesim për Williams.
Gjigantët gjermanë e vlerësojnë shumë 21-vjeçarin dhe po e konsiderojnë atë së bashku me Dani Olmo (Leipzig) dhe talentin me origjinë shqiptare të Mainz, Brajan Gruda.
Por drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, dëshiron të zgjidhë çështjen e trajnerit përpara se të veprojë në merkato, por Williams thuhet se është një prioritet për gjermanët.