Pas një sezon i nivelit të lartë në huazim te Leipzig në Bundesliga, e ardhmja e mesfushorit sulmues Xavi Simons (21 vjeç) mund të jetë ende në Gjermani.
Tani ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint Germain, të paktën formalisht, por vëmendja e disa klubeve të mëdha të Europë është pikërisht tek ai.
Sipas Sky Sports Deutschland, ende nuk dihet nëse PSG-ja do të dëshirojë më në fund t’i besojë Simons-it apo lojtari do të largohet përsëri nga Parisi, ndoshta këtë herë përfundimisht.
Sipas medias gjermane, në fakt, edhe Bayern Munich do të ishte i interesuar për nënshkrimin e tij.
Drejtori sportiv i klubit bavarez Max Eberl, një ish-njeri i Red Bull, do të ishte sponsori kryesor për blerjen e Simons, i cili besohet se do të largohet për një shifër mes 60 dhe 70 milionë euro.