Bayern Munich e ka seriozisht, ylli i Inter-it është i tunduar

23 Qershor 2024
15:32
Denis Hakanaj
back button

Për momentin ende asnjë ofertë zyrtare, por me kalimin e orëve, konfirmimet po vijnë për interesin e fortë të Bayern Munich për Hakan Calhanoglu, një pikë kyçe e Inter-it kampion italie.

Siç thekson Sportmediaset, klubi bavarez duket se ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse ai është i gatshëm të transferohet në Bavari.

Kontrata e turkut me Interin zgjat deri në vitin 2027 me një pagë prej 6.5 milionë euro.

Regjisori nga ana e tij ndihet i vlerësuar nga interesimi, por për klubin milanez konsiderohet i paprekshëm.

Përveç ofertave të bujshme që janë të vështira për t’u refuzuar: për të qenë të qartë, një propozim me vlerë të paktën 70 milionë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit