Bayern Munich, emergjenca po mbaro? Vijnë lajmet e mira për trajnerin Kompany

16 Dhjetor 2024
23:43
Telesport
back button

Bayern Munich, sa larg eshte rikthimi i lojtarëve te lënduar? Humbja e pësuar nga bavarezët ndaj Mainz (2-1) dhe rezultatet përkatëse të arritura në raundin e 14-të të Bundesligës kanë revolucionarizuar renditjen, kështu që tani ekipi i Vincent Kompany mbetet fort në vendin e parë, por Bayer Leverkusen ka fituar pozicione dhe pikë dhe është menjëherë pas me 4 pike larg.

Për të rifituar atë ritëm shkatërrues të dëshmuar në fillim të kampionatit, do të duhej rikuperimi i lojtarëve thelbësorë të humbur për shkak të problemeve fizike, por ja ku vijne të rejat e fundit.

Harry Kane dhe Alphonso Davies, sipas asaj që raportohet nga klubi gjerman, sot kanë arritur të kryejnë disa pjesë të stërvitjes së skuadrës për herë të parë që kur pësuan dëmtimet përkatëse: sulmuesi anglez pësoi një tendosje në muskujt e kembes se djathtë kunder Borussia Dortmundit, ndërsa mbrojtësi i majtë kanadez – objektivi i transferimit të Real Madridit – pësoi një problem në kofshën e majtë kundër Heidenheim.

Ndeshja e fundit e Bayernit për vitin 2024 do të luhet në shtëpi kundër Leipzig këtë të premte. Ndërkohë Coman dhe Gnabry përfunduan një seancë vrapimi sot, duke u kthyer në fushë për herë të parë që nga ndalesat e tyre përkatëse fizike dhe sigurisht një tjeter lajm i mirë për Vincent Kompany.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit