Bayern Munich, gati të bëjë çmenduri për Araujo. Oferta treshifrore po vjen…

27 Mars 2024
8:35
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich është gati të “çmendet” për Ronald Araujo, qendërmbrojtësin në pronësi të Barcelonës, të cilin bavarezët e kanë identifikuar si përforcimin ideal për prapavijën e sezonit të ardhshëm. Këtë e ka shkruar sot gazeta spanjolle “Marca”, duke shpjeguar detajet e operacionit të mundshëm që do ta transferonte uruguajanin në “Allianz Arena”.

Bayerni tashmë ka kontaktuar klubin katalanas në javët e fundit për synimet që ka. Me pak fjalë nuk është ende një ofertë formale, por shprehje e qartë e qëllimit. Për t’i bindur Blaugranët të heqin dorë nga kontrata e tij, bavarezët do të ishin gati të shkruanin një çek prej 100 milionë euro.

Ideja e Barcelonës dhe vetë Araujo do të ishte, në parim, të vazhdonin bashkë. Por, duke pasur parasysh shifrat e caktuara dhe situatën delikate financiare të klubit katalanas, gjithçka mund të ndodhë.

Në rinovimin e kontratës së mëparshme, vetë Araujo kishte plotësuar nevojat e Blaugranëve duke ulur pagën, por kishte arritur marrëveshje për një rregullim të ardhshëm të pjesës ekonomike në bazë të performancës. Dhe duke pasur parasysh performancën e tij, në fund të sezonit mbrojtësi dhe përfaqësuesit e tij mund të trokasin në derën e drejtuesve për rritje të pagës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit