Bayern Munich gati të sakrifikojë yllin e skuadrës në merkato për të siguruar blerjet e reja

27 Gusht 2024
12:20
Telesport
back button

Kingsley Coman është një nga lojtarët që do të largohet, ndoshta që këtë verë. Bayern Munich është i gatshëm të sakrifikojë lojtarin francez për t’u lënë vend ardhjeve të reja.

Sipas asaj që zbulon “Sky Sport”, anësori është gati të largohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Parisiani ka mbi 200 paraqitje për Bayern Munich, fanellën e të cilit e ka veshur për dhjetë vjet.

Largimi i Coman bëhet edhe për faktin se ai ka një pagë të lartë dhe janë pikërisht këto paga që po bllokojnë klubin që të bëjë blerje të reja. Për momentin, në skuadrën e Vincent Kompany shumë lojtarë marrin në fakt një pagë të lartë.

Ndaj francezi 29-vjeçar, që ka mjaft kërkesa në merkato, pritet të jetë i sakrifikuari i klubit bavarez. PSG ka shfaqur interes për të, por edhe 2-3 klube në Premier League kërkojnë të marrin anësorin-sulmues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit