Bayern Munich, Hoeness rrëfen: “Rangnick ishte fatkeqësia më e madhe”. Del prapaskena e refuzimit

22 Korrik 2024
9:49
Telesport
back button

Ralf Rangnick ishte në prag të nënshkrimit për Bayern Munich në fillim të majit, por përfundimisht vendosi të mos braktiste kombëtaren austriake. Sipas Sky Sport DE, trajneri gjerman që udhëhoqi kombëtaren austriake në Kampionatin Evropian të 2024-ës, në fakt i ka habitur drejtuesit e klubit bavarez, siç ka thënë vetë presidenti i nderit Uli Hoenes.

“Rangnick ishte fatkeqësia më e madhe. Ata thanë se ai nuk do të vinte te FC Bayern për shkakun tim. Ai më tha që nëse nuk vij te Bayern, do të jete për shkakun tënd,” pranoi Hoeness në Seligenporten të dielën.

Presidenti i nderit i klubit bavarez ishte i pranishëm për të festuar 75 vjetorin e klubit amator SV Seligenporten dhe vazhdoi: “Nesër ai do të vijë në shtëpinë time për drekë dhe ne do të luajmë një lojë golfi. Kjo nuk është tamam një shenjë se ne nuk e pëlqejme njëri-tjetri, apo jo?”, tha ai me shaka.

Historia – Sipas transmetuesit satelitor gjerman, megjithatë, Hoeness do të kishte ngjallur pakënaqësinë e Rangnick me disa nga deklaratat e tij të drejtpërdrejta të bëra në një takim të organizuar nga drejtuesit e Bayernit disa ditë përpara refuzimit të Rangnick per trajnerin e Austrise. Me atë rast, Hoeness konfirmoi se Rangnick ishte vetëm zgjedhja e tretë në kërkimin e një trajneri!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit