Bayern Munich-Lyon, “luftë” gjermano-franceze për Champions-in

19 Gusht 2020
12:07
Alfred Lleshi
back button

Liga e Kampionëve po afron me shpejtësi aktin e saj të fundit. Me çerekfinalen pas nesh, gjysmëfinalja e dytë do të luhet sonte, mes Bayern Munich dhe Lyon, duke kristalizuar finale e madhe të 23 gushtit, që do të luhet në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës. Finalisti i parë u zbulua mbrëmë, PSG, pasi mposhti 3-0 gjermanët e RB Leipzig.

Skuadra franceze, e udhëhequr nga Rudi Garcia, arriti shumë larg në këtë kompeticion, pasi u rendit në vendin e dytë të Grupit G, pas Leipzig (dy fitore, dy barazime dhe dy humbje). Më pas, në mënyrë të papritur tejkaloi dy pengesa të mëdha, Juventusin në 1/8 finale (fitore 1-0 në Francë dhe humbje 2-1 në Torino) dhe Manchester City në çerekfinalen (3-1 në një ndeshje direkte, në “Alvalade” të Lisbonës).

Bayern i Hans-Dieter Flick, nga ana tjetër, gjatë këtij edicioni të Champions-it, fillimisht dominoi në Grupin B (gjashtë fitore në gjashtë ndeshje), pastaj eleminoi Chelsea (3-0 në Londër dhe 4-1 në shtëpi) në 1/8 finale. Fitorja tenistike në çerekfinale, 8-2 ndaj Barcelonës, tashmë ka hyrë në histori.

Lyon dhe Bayern janë takuar në tetë raste të tjera në Europë, gjithmonë në Ligën e Kampionëve. Bilanci është i favorshëm për bavarezët, që kanë arritur katër fitore, dy barazime dhe dy humbje. Të dyja skuadrat janë takuar tashmë në gjysmëfinale të kësaj gare. Ishte edicioni 2009-2010, kur gjermanët fituan në mënyrë të dyfishtë (1-0 në shtëpi dhe 3-0 në Francë).

Sa iu takon formacioneve, Rudi Garcia do të mbështetet përsëri te 3-5-2, në të cilin Denayer, Marcelo dhe Marçal do të përbëjnë vijën mbrojtëse, para poetierit Lopes. Në mesfushë, Dubois dhe Cornet do të kryesojnë krahët, ndërsa në sulm mund të startojë dueti Depay-Dembélé.

Formacioni i zakonshëm 4-2-3-1 për Flick, i cili para Neuer-it pritet të rreshtojë një mbrojtje me Boateng dhe Alaba në mes, Kimmich dhe Davies në krahë. Në pjesën e përparme, duke mbështetur sulmuesin e vetëm, Lewandowski, do të jetë një treshe e fuqishme; Gnabry, Muller dhe Perisic. Pavard është rikuperuar për stolin.

Ja formacionet e mundshme:
LYON (3-5-2): Lopes; Denayer, Marcelo, Marçal; Dubois, Caqueret, Guimarães, Aouar, Cornet; Depay, Dembélé.
BAYERN (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Gnabry, Müller, Perisic; Lewandowski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit