Bayern Munich po konsideron mundësinë e nënshkrimit me sulmuesit e Lille dhe kombëtares kanadeze, Jonathan David.
Sipas “Sky Germany”, 24-vjeçarit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe nuk planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Një nënshkrim i tillë do të kompesonte disi humbjen financiare që bavarezët do të kenë në rast se largohet si lojtar i lirë Alphonso Davies, që pritet të shkojë në Spanjë.
Jonathan David është një sulmues që ka shumë admirues në Europë, me Milan që prej disa muajsh është vënë në gjurmët e tij.
Ai luan prej 5 sezonesh me Lilë, ku ka realizuar 97 gola nën 202 ndeshje zyrtare (këtë sezon 13 gola).