Thashethemet janë konfirmuar, të gjitha janë të vërteta. Xavi Simons rikthehet zyrtarisht në huazim te Leipzig, i dhënë nga PSG (pronar i kartonit të holandezit). Transferim i përkohshëm 12 mujor i lojtarit të talentuar, që ka lindur në vitin 2003, i cili nuk do ta veshë, të paktën këtë sezon, fanellën e Bayern Munich. Bavarezët e kishin në krye të listës së dëshirave si një superpërforcim për merkaton e kësaj vere.
Me 10 gola në 43 ndeshje, në të gjitha garat (plus 15 asiste), Xavi ka bërë një përshtypje të madhe në vitin e tij të parë me Leipzig. Pas Benjamin Sesko, i cili zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029 disa javë më parë, RB Leipzig do të ketë kështu një tjetër lojtar kryesor sulmues.
Xavi, gjithashtu demonstroi cilësitë e tij si titullar për Holandën në Kampionatin Europian të këtij viti, në Gjermani. Me 3 asiste dhe një gol, ai ishte shërbyesi i dytë më i mirë dhe golashënuesi i tretë më i mirë i turneut.
Tash e tutje, Xavi do të mbajë edhe fanellën me numrin 10 të RB Leipzig. Holandezi do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore këtë të hënë në qendrën stërvitore “Cottaweg” dhe më pas do të kryejë seancën e tij të parë individuale. Sulmuesi do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë shtypi të martën dhe do të stërvitet me ekipin për herë të parë.