Mediet gjermane zbulojnë se Bayern Munich ka arritur një marrëveshje personale me Nathaniel Brown, mbrojtësin e krahut të majtë të Eintracht Frankfurt. 22-vjeçari i cili është thirrur edhe nga Julian Nagelsmann te kombëtarja gjermane për Kupën e Botës, konsiderohet si një mbrojtës i ri me të ardhme të madhe.
Florian Plettenberg raporton se tani ka mbetur pjesa më e vështirë, të gjehet gjuha e përbashkët me Eintracht Frankfurt. Negociatat mes dy klubeve vazhdojnë ende, dhe pritet që marrëveshja të arihet për shifrën 60 milionë euro.
Arsenal po ashtu ka shprehur interes të madh për Brown, por 22-vjeçari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Bayern Munich







