Bayern Munich “peshkon” në Premier, gati të bëjë marrëzinë për të sjellë portierin brazilian

1 Tetor 2024
8:26
Telesport
back button

Bayern Munich duket se ka gjetur portierin që do të zëvendësojë Manuel Neuer. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin brazilian Alisson Becker, që aktualisht luan me Liverpool në Premier League.

Neuer është 38 vjeç dhe pas largimit nga kombëtarja është në prag të mbylljes së karrierës edhe me bavarezët. Bayern Muncih ka kohë që kërkon një profil të lartë dhe duket se Becker është emri i duhur.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, trajneri Vincent Kompany është një admirues i madh i portierit Brazilian, ndaj ka dhënë miratimin e tij për ta sjellë në Bavari. Bayern është i vendosur, ndaj pritet të bëjë një ofertë të guximshme për ta nënshkruar verën e ardhshme.

Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë, pasi gjermanët do të përballen me një konkurrencë të fortë nga disa klube të Ligës Pro Saudite. Largimi i brazilianit nga Liverpool është i pashmangshëm, pasi “reds” kanë siguruar prë sezonin e ardhshëm gjeorgjianin Giorgi Mamardashvili.

Kontrata e Alisson me Liverpool skadon në qershor 2027.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit