Bayern Munich synon të ribëhet “mbreti” i Bundesligës, përballë i qëndron fort… Xabi Alonso

28 Shtator 2024
11:25
Alfred Lleshi
back button

12 pikë kundër 9. Bayern Munich dëshiron të kthehet në “mbretin” e Bundesligës, një skeptër i humbur pas më shumë se një dekade fitoresh. Përballë tij është Bayer Leverkusen, skuadra që e ndërpreu dominimin e bavarezëve sezonin e kaluar, madje me një rekord të patëmetë, duke mos humbur asnjëherë gjatë kampionatit që shkoi, i cili e shpalli kampion të Gjermanisë.

Këtë kampionat, tashmë skuadra e Xabi Alonso ka lënë tri pikë ndaj Leipzig-ut, duke humbur kështu kontaktin me kreun e renditjes. Bavarezët zhvilluan 4 ndeshje, duke i fituar të gjitha, madje me rezultate mahnitëse, pa llogaritur 9-2 kumbues ndaj Dinamo Zagrebit në duelin e parë të Champions League. Megjithatë, Bayer Leverkusen është një lloj ekipi tjetër.

Xabi Alonso, në fund të fundit, mund të kishte qenë trajner i Bayern Munich verën e kaluar. Më pas, ndryshe nga raportet që vinin nga e gjithë Europa, që e donin edhe në stolin e Liverpool-it,  ai vendosi të qëndronte në “Bay Arena”. Ndoshta spanjolli pret që pankina e Real Madridit të lirohet, por të mendosh për këtë është e parakohshme.

Pra, në orën 18:30 të kësaj të shtune, do të startojë ndeshja më e mirë e sezonit të Bundesligës. Sigurisht më e shumëpritura, sepse është një sfidë shumë atipike në krye, pas shumë vitesh me Borussia Dortmundin si rivale të gjigantëve bavarezë, në krye të klasifikimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit