Ndeshja e madhe e javës së pestë të Bundesliga-s mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen është mbyllur në barazim 1-1.
Një barazim që ka shijen e fitores për kampionët mnë fuqi, duke parë se bavarezët kanë dominuar takimin, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e fitore.
Ka ardhur kështu ndalesa e parë për ekipin e Kompany në kampionatin gjerman.
BAYERN MUNICH-BAYER LEVERKUSEN – GOLAT – VIDEO
Sfida e luajtur në Allianz Arena është zhbllokuar në minutën e 31-të nga një gol shumë i bukur i Andrich.
Festa e skuadrës së Xabi Alonso nuk ka zgjatur shumë për shkak se vendasit kanë barazuar tetë minuta më vonë me një super gol të Pavlovic.
Pjesa e dytë është dominuar nga vendasit, por fati nuk ka qenë me Bayern-in veçanërisht në minutën e 48-të kur Gnabry ka goditur në fillim shtyllën dhe më pas traversën.