Bayern ndryshon stemën! Lind pyetja: pse duhej ky ndryshim ngjyrash?

17 Tetor 2024
16:51
Telesport
back button

Stema e Bayern ka ndryshuar. Ajo nuk do të jetë më e njëjta me të kaluarën. Nëse mendoni se klubi ka bërë një shpjegim konkret për këtë në rrugë zyrtare, jo.

Klubet e futbollit po ndryshojnë gjithnjë e më shpesh stemën dhe Bayern duket se ka ndjekur të njëjtin trend. Ndryshimin më të dukshëm historik ka bërë më parë Juventusi, duke hequr dorë totalisht nga stema e vjetër.

Kur krahasojmë stemën e vjetër dhe të re, është e qartë se ndryshimet janë minimaliste. Bëhet fjalë vetëm për ndryshim të tempit të ngjyrave. Ngjyrat e kuqe dhe blu tani kanë nuanca më të zbutura.

Ekspertët e dizajnit mund të kenë ndonjë mendim se përse duhet ky ndryshim, kështu që nëse kemi një të tillë, mirëpresim komentet e ndjekësve tanë në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit