Bayern në bisedime me “zbuluesin e diamanteve”

15 Janar 2019
20:44
back button

Bayern Munich kërkon të nisë revolucionin e skuadrës. Një pjesë e rëndësishme për ndërtimin Bayernit të ri mund të jetë edhe ish-skauti i Borussia Dortmund, Sven Mislintat. 

 Ish-zbuluesi i talenteve të BVB, raportohet nga një gazetë serioze angleze si The Independent, se po bisedon me Bayern.

Mislintat aktualisht është te Arsenal, por gazeta raporton se pritet një largim i tiji nga Topçinjtë që në janar pasi thuhet të ketë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit. 

Përpara se të shkonte tek Arsenal, Mislintat ka punuar te Borussia nga 2006 deri në vitin 2017. 

Aty ai njihej si “zbuluesi i diamanteve”, por duhet të largohej pasi nuk shkonte mirë me trajnerin e asaj kohe, Thomas Tuchel. 

Skauti njihet për zbulimin e Robert Lewandowski-t, Pierre-Emerick Aubameyang, Ousmane Dembele, Shinji Kagava , Julian Weigl dhe Raphael Guerreiro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit