Bayern nis spastrimet, gjashtë yje bëjnë gati valixhet

8 Qershor 2024
18:55
Denis Hakanaj
back button

Pasi i tha lamtumirë Thomas Tuchel, Bayern Munich ka zgjedhur t’ia besojë stolin Vincent Kompany.

Trajneri i ri belg dëshiron ta rikthejë klubin në lavditë me të cilat është mësuar gjithmonë, duke filluar para së gjithash nga rifitimi i Bundesligas. Dhe në funksion të merkatos së verës, ai synon të bëjë një “pastrim” të rëndësishëm në skuadër.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Deutschland, gjigantët gjermanë kanë hapur derën për disa lojtarë, përfshirë Matthijs de Ligt të nënshkruar në vitin 2022 për 67 milionë euro, i lidhur disa herë me PSG-në.

Bayern nuk ka ndërmend ta mbajë as atë dhe as Joshua Kimmich, një emër sigurisht me peshë brenda ekipit, shpesh i përfolur për një transferim te Barcelona dhe së fundmi i ndjekur edhe nga Real Madrid.

Sipas Footmercato, ai mund të largohet që në javët e ardhshme, ideale pas Euro2024.

Në diskutim është edhe Leon Goretzka, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në qershor 2026 dhe për këtë arsye ka përfunduar në listën e lojtarëve që mund të largohen. Si dhe marokeni Noussair Mazraoui, i cili kurrë nuk u përshtat realisht në Bavari.

Kujdes edhe për ndryshimet në sulm: Kingsley Coman ka marrë disa vlerësime nga Barcelona në javët e fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Serge Gnabry, sulmues i majtë me kontratë deri në qershor 2026 dhe me një çmim tashmë të përcaktuar prej 40 milionë eurosh.

Drejtuesit e Bayern ende nuk kanë marrë ndonjë ofertë reale, por siç u përmend dera e shitjeve mbetet e hapur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit