Bayern nis të kompletojë skuadrën, përforcimi i parë për trajnerin e ri vjen nga Premier League

3 Qershor 2024
10:09
Telesport
back button

Nga Bayern Munich këtë verë pritet një merkato e fuqishme, për t’u rikthyer protagoniste pas një sezoni zhgënjyes. Vendi i tretë në kampionat këtë sezon, pas Bayer Leverkusen dhe Shtutgart konsiderohet një dështim për bavarezët, ndërkohë që shtohet edhe eliminimi në gjysmëfinalet e Champions League nga Real Madrid.

Hapi i parë drejt ndryshimit ishte punësimi i trajnerit të ri Vincent Kompany në vend të Thomas Tuchel, që u largua pas 61 ndeshjeve te Bayern. Gjest i guximshëm duke marrë parasysh listën e vakët të eksperiencave të mëparshme të menaxherit 38-vjeçar belg, ish-mbrojtës i Manchester City.

Megjithatë, stafi drejtues i Bayern Munich nuk është ndalur kurrë dhe tashmë ka vënë në sy objektivin e ardhshëm të tregut. Ky është Oleksandr Zinchenko, mbrojtësi i majtë i Arsenal, i cili mund të bëhet nënshkrimi i parë i Vincent Kompany si trajner i ri. Laji është konfirmuar sot nga “Mirror”.

Për të siguruar shërbimet e ukrainasit, 28 vjeç, nevojiten të paktën 40 milionë euro. Ajo që të bie në sy është pozicioni i lojtarit në fushë, duke qenë se ai mund të zëvendësojë Alphonso Davies, i cili ende qëndron mes derës së daljes dhe qëndrimit në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit