Bayern, një tjetër “rast Alaba” shqetëson bavarezët

17 Shkurt 2021
18:57
Denis Hakanaj
back button

Kingsley Coman si David Alaba?

Këto janë zërat që po shqetësojnë ambientin e Bayern Munich. Siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Sport, duke cituar median gjermane TZ, sulmuesi dhe kontrata e tij që skadon në 2023-shin mund të kthehet në një problem për kampionët e botës.

Pas lamtumirës së lajmëruar në orët e kaluara nga mbrojtësi, edhe për ish-yllin e Juventus mund të vijë një fat i ngjashëm. Nga sa mësohet, klubi gjerman nuk ka ndërmend të përsërisë gabimin e bërë me Alaba-n dhe duket se ka bërë gati ofertën për rinovimin.

Coman kërkon të vlerësohet nga klubi edhe në aspektin ekonomik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit