Bayern nxjerr në shitje mesfushorin francez, PSG gati të paguajë 50mln euro për të marrë

25 Qershor 2024
12:58
Telesport
back button

Kingsley Coman është në listën e lojtarëve që Bayern Munich do të largojë nga skuadra këtë verë. Anësori i majtë francez është me valixhet në duar dhe gati të largohet nga Bavaria pas nëntë vitesh, ndërkohë që interesi për të nuk mungon.

Paris Saint-Germain, Barcelona dhe një klub ende i paidentifikuar i Premier League janë të interesuar për anësorin Kingsley Coman. Lojtari është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren franceze në Euro 2024.

Kontrata e tij me Bayernin është deri në vitin 2027, ndaj klubi gjerman e vlerëson kartonin e lojtarit në rreth 50 milionë euro. PSG duket në “pole” për 28-vjeçarin me origjinë nga Parisi, i cili është rritur në këtë klub.

Ardhja e Michael Olise duket se ka nxitur bavarezët të largojnë mesfushorin francez, që nuk pati një sezon shumë pozitiv me Bayern Muncih. Gjithçka që mbetet për t’u parë nëse edhe Barcelona do të ndërhyjë, por Coman duket se dëshiron rikthimin në vendlindje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit