Bayern pasuron Mane, zbulohet rroga marramendëse e senegalezit

28 Qershor 2022
15:08
Denis Hakanaj
back button

Transferimi i Sadio Mane te Bayern Munich ka qenë padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të merkatos së verës. Tani janë zbuluar detaje të reja në lidhje  me rrogën që senegalezi do të përfitojë në Mynih.

Sulmuesi ka qenë një goditje e madhe nga Bayern Munich në këtë merkato të verës dhe një përforcim shumë cilësor për trajnerin Nagelsmann.

Si i tillë, ai do të përfitojë një rrogë të denjë për  një lojtar të nivelit të lartë, mes rrofave më të larta të gjithë ekipit.

Gjermania Sport Bild, në fakt, ka zbuluar se rroga e ish-yllit të Liverpool-it do të arrijë në 20 milionë euro në vit, duke e bërë një pasanik të vërtetë mes gjermanëve.

Tani, në Bavari janë të përqendruar që të mbajnë një tjetër super yll të sulmit, Robert Lewandowski-n, i cili mund të formojë një repart sulmues të frikshëm nëse do të vendosë të qëndrojë.

Mbetet për t’u kuptuar nëse polaku, në fund, do të ndërrojë mendje dhe do të zgjedhë të respektojë kontratën që i skadon në fundin e vitit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit