Bayern peshkon nga Dortmundi, kërkon gjermanin me vlerë 20 milionë euro

25 Nëntor 2024
16:20
Telesport
back button

Julian Brandt është bërë objektivi i radhës i Bayern për merkaton e verës. Klubi bavarez gjithmonë i ka sytë nga rivalët kryesore të kampionatit dhe gjahu i radhës është lojtari i kombëtares gjermane.

Kontrata e tij aktuale me Borussia Dortmund skadon në vitin 2026 dhe Bayern ka shans ta marrë me shifër të ulët në merkaton e verës.

28-vjeçari ka që më 1 korrik 2019 që luan me ekipin verdhezi dhe, sipas gazetës “Bild”, do të ishte i gatshëm të provojë një sfidë të madhe si Bayern.

Brandt nuk ka dhënë asnjë sinjal për të rinovuar kontratën, kështu që Bayern do të shfrytëzojë këtë moment. Edhe merr një lojtar bindës, edhe dobëson rivalët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit